5 produktet ushqimore që nuk do t'ju ngopin asnjëherë, por do t'ju shtojnë urinë

Shëndetësia

5 produktet ushqimore që nuk do t'ju ngopin asnjëherë, por do t'ju shtojnë urinë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:06
Ilustrim

Mund të jetë rastësi që pasi keni ngrënë të ndiheni sërisht të uritur, por nëse keni konsumuar suhqimet apo pijet e mëposhtme jut hemi që nuk është thjesht një rastësi. Këto të fundit janë të njohura si ushqimet që ju shtojnë urinë, ndaj nëse i hani për t’u ndjerë të ngopur duhet të bëni zgjedhje të tjera. Janë ushqimet e pasura në fibra, yndyrë dhe protein që ju bëjnë të ndiheni i ngopur, ndërsa çdo vakt tjetër i varfër nga ato çfarë përmendëm më sipër do të pasohet shumë shpejt nga një vakt tjetër. 

Buka e bardhë
Mund të jetë e pasur me fibra, por është e varfër në yndyrë dhe proteina. Për të qenë të ngopur për një kohë të gjatë, bëni mirë ta lyeni apo ta shoqëroni me diçka tjetër. Kaloritë shtesë, yndyra apo proteinat gjalpit të kikirikut apo ndonjë salce tjetër do t’ju ngopin më shpejtë dhe për më gjatë. 

Lëng frutash
Lëngjet e frutave ofrojnë shumë vitamina, minerale, dhe fibra, por kanë zero proteina ose yndyrë.

Smoothiet jeshil 
Një "kurth frutash" !! janë të varfra në kalori, plot me sheqer dhe në ndryshim nga konsumi i perimeve të fresketa, smoothiet nuk do t’ju japin ndjesinë e ngopjes. 

E bardha e vezës
Edhe pse përmbajnë tre deri në katër gram proteina e bardha e vezës është e ulët në kalori dhe yndyrë. Kjo do të thotë që ju nuk ju bën të ndiheni të ngopur. 

Turshitë
Turshitë janë shumë të kripura e për këtë arsye ato ju bëjnë të pini shumë ujë. Si rezultat i gjithë kësaj ju ndiheni të uritur brenda një kohe të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat