Kafeja mbron mëlçinë nga kanceri

Shëndetësia

Kafeja mbron mëlçinë nga kanceri

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Të pish pesë filxhanë kafe ose më shumë mund të përgjysmojë rrezikun për kancer në mëlçi, ndërsa vetëm një filxhan e redukton me një të pestën rrezikun e këtij tumori, sipas një studimi të drejtuar nga Oliver Kennedy në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.

Ekspertët kanë analizuar informacione mbi konsumin e kafes nga 2,250 milionë persona gjithësej (të përfshirë në një total prej 26 studimesh të mëparshme) duke dalë në përfundimin se konsumi i një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 20 për qind por nëse pihen pesë në ditë mund të shkohet në përgjysmim të rrezikut.

Përveç antioksiduesve dhe anit-inflamatorëve që është e pasur kjo pije, mendohet se kafeina ka edhe një rol qendror mbrojtës që ushtrohet nga kafeja, madje është verifikuar se kafja dekafeinato ka më pak efekt kundër tumorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat