Mënyra natyrale si të parandaloni fërkimin e kofshëve gjatë verës

Shëndetësia

Mënyra natyrale si të parandaloni fërkimin e kofshëve gjatë verës

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 07:47
Ilustrim

Shumë femra u gëzohen verës vetëm prej fustanve, fundeve e veshjeve të freskëta, ndërkohë që shumë të tjera nuk heqin dorë nga pantallonat as në këtë stinë të nxehtë.

Kur temperaturat janë të larta, trupi djersitet e lëkura fërkohet me veshjet ndodh që kjo e fundit të irritohet e të skuqet.

Për të shmangur fërkimin e kofshëve dhe acarimin e kësaj pjese të trupit lexoni më poshtë këshillat.

1. Lyejeni pjesën e brendshme të kofshëve me krem bebesh

2. Aplikoni antidjersë në pjesët ku lëkura ju fërkohet më së shumti pasi në këtë mënyra lëkura nuk do t’ju djersitet.

3. Vaj kokosi

Vaji i kokosit hidraton lëkurën tuaj e ka gjithashtu veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të baktereve nga djersa dhe papastërtia, shkruan Living.

4. Përdorni një balsam apo krem hidratues

5. Provoni t’i lyeni kofshët me xhelin e aloe verës dhe gjatë gjithë verës nuk do t’i ndani fustanet e fundet nga trupi. Lëkura juaj do të jetë e bute dhe nuk do të acarohet nga djersa apo fërkimi.

6. Aplikoni pudër bebeje. Këtë gjë mund ta përdorni edhe për të parandaluar irritimet e lëkurës, por edhe për të qetësuar lëkurën nëse ju është skuqur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat