Ja disa nga ushqimet më të mira për të humbur peshë në verë

Shëndetësia

Ja disa nga ushqimet më të mira për të humbur peshë në verë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 14:54
Ilustrim

Të hani produkte të freskëta është çelësi kyç për një shëndet të mirë. Tani që edhe koha është ngrohur dhe sezoni i plazhit ka nisur, shumica prej nesh do të dëshironin shumë të hiqnin ato kilet që i mundojnë prej kohësh.

Dieta e kombinuar me ushtrimet fizike janë dy faktorët kyç për humbjen e peshës. Ju mund të arrini qëllimet tuaja nëse vendosni theksin tek këto dy elementë. Ushqimet e freskëta dhe organike të pasura me fibra do t’ju ndihmojë që të ndiheni plot dhe të hani shumë pak në këtë periudhë të vitit. Këto janë disa nga ushqimet më të mira për të humbur peshë në sezonin e verës:

Avokado Përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme që ju ndihmojnë për rënien e peshës.

Boronica  Sipas një studimi të universitetit të Michigan-it, boronicat janë shumë të mira për heqjen e peshës në zonën e barkut.

Kastraveci Duke pasur një përqindje shumë të lartë uji në përbërjen e tyre, kastraveci është një produkt i shkëlqyer për t’u konsumuar për rënien e peshës në periudhën e verës.

Fiqtë Fiqtë janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietike dhe konsumimi i tyre redukton dëshirën për të ngrënë.

Rrushi Është një frut ideal për t’u ngrënë gjatë mbajtjes së dietës pasi ka shumë pak kalori dhe shumë fibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat