Ushqimet që përmirësojnë aparatin tretës dhe ndihmojnë rënien në peshë

Shëndetësia

Ushqimet që përmirësojnë aparatin tretës dhe ndihmojnë rënien në peshë

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 21:30
Ilustrim

Një shprehje thotë se mëngjesin duhet ta hamë si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër, e duket se ne bëjmë pikërisht të kundërtën.

Mëngjesi që është vakti më i rëndësishëm i ditës, shmanget thuasje nga të gjithë. Një nga arsyet pse mëngjesi është kaq i rëndësishëm është sepse problemet e pakëndshme me sistemin tretës si gazrat apo fryrja e barkut ndodhin vetëm kur një person nuk konsumon asgjë deri përpara orës 10.

Ne kemi përmbledhur poshtë të gjitha ushqimet e frutat që mund të konsumohen pa u gatuar në mënyrë që mos t’ju marrin kohë e ju të mos dilni nga shtëpia me barkun bosh.

1. Tërshërë përmban shumë fibra, acide yndyrore omega-3, folate dhe kalium.
2. Kosi përmban proteina dhe probiotikë që janë të rëndësishme për sistemin tretës.
3. Kivi ka pothuajse aq shumë vitaminë C sa një portokalli, kalium dhe bakër.
4. Farat chia të përziera në një gotë qumësht apo kos nxisin kontraktimet e muskujve në traktin gastrointestinal duke ju bërë të ndiheni më mirë. Farat chia janë të pasura në magnez, mineral që mirëmban indet e muskujve në murin e zorrëve.
5. Çaj në vend të kafesë

Kafeina, si dhe pijet e tjera të gazuara, mund të nxisin acidin dhe të çojnë në urth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat