Pse njerëzit më grup gjaku O janë specialë?

Shëndetësia

Pse njerëzit më grup gjaku O janë specialë?

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:45
Ilustrim

Grupi i gjakut mund të tregojë shumë për të fshehtat e karakterit tuaj. Vetëm nëpërmjet një analize të thjeshtë të gjakut do të mund të kuptoni se çfarë tregon ai për anën e ndritur dhe të errët të personalitetit të dikujt.

Janë katër grupe kryesore të gjakut A, B, AB, dhe O dhe në bazë të rezusit të tyre “+” ose “-“ shkojnë ne 8. Mirëpo shpesh njerëzit me grup gjaku O janë cilësuar si speciale. Pse?

Mendohet se njerëzit me grup gjaku O janë pasardhës të njeriut të parë. Grupi O i gjakut ka qenë i pari që ka ekzistuar dhe ishte i paraardhësve të njeriut që njiheshin si gjuetarë të egër, pushtues dhe agresivë.

Njerëzit që kanë aktualisht grupin e gjakut O kanë disa karakteristika të mira shëndetësore por edhe personale.

Këto njerëz kanë aftësi më të mëdha fokusuese, produktive, aftësi drejtuese, janë shumë aktiv dhe kanë më shumë fuqi se çdo grup tjetër gjaku.

Në kulturën japoneze ky grup gjaku lidhet edhe me disa lloje personaliteti si njerëz të përkushtuar, organizuar, fokusuar, të përgjegjshme dhe shumë praktikë.

Megjithatë nën presionin e stresit këta njerëz mund të nxehen dhe nevrikosen shumë, janë shumë hiperaktivë dhe impulsivë.

Shëndeti i këtyre personave me grup gjaku zero ka më shumë rrezikshmëri të vuajë nga ulcera dhe çrregullim i Tiroides, kanë aciditet të lartë në stomak në krahasim më grupet e tjera duke pasur gjithmonë irritime dhe shqetësime të tij.

Prandaj këta persona rekomandohen që të hanë gjithmonë në tavolinë, ngadalë dhe të përtypen mirë. Alkooli dhe kafeina nuk janë të mira për këtë grup gjaku pasi ul nivelet e adrenalinës.

Rekomandohet që këta persona të bëjnë sa më shumë ushtrime, stërvitje dhe të mundohen të shmangin stresin në mënyrë që të shmangin këto veçori negative.

Gjithashtu grupi i gjakut 0, ka këto tipare…

Personat që kanë grupin 0 janë shumë të përgjegjshëm dhe shoqërorë. Atyre u pëlqen të ndërmarrin nisma, ndonëse jo gjithnjë i çojnë deri në fund. Krijues dhe të njohur nga të tjerët, personat me grupin e gjakut 0 pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shfaqin më tepër besim te vetja. Personat me grupin e gjakut 0 priren të jenë ose vetmitarë, ose udhëheqës. Ata janë zakonisht intuitivë, të përqendruar, të pavarur dhe guximtarë. Nëse kërkoni dikë që të përballojë mirë stresin, këtë e bëjnë më së miri ata që kanë grupin e gjakut 0. Gjithashtu ata kanë imunitet më të fortë dhe fizik të shkëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat