A është manikyri burim kanceri? Dermatologët zbulojnë rreziqet

Shëndetësia

A është manikyri burim kanceri? Dermatologët zbulojnë rreziqet

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Të paktën dy herë në muaj femrat shkojnë në sallonet e bukurisë për rregullimin e thonjve. Por sipas dermatologëve ky zakon mund t’ju vërë në rrezik infeksioni apo edhe kancer.

Manikyri xhel është përhapur masivisht vitet e fundi dhe përdorimi i rrezeve UV për të fksuar ngjyrën që të qëndrojë gjatë pa u krisur. Ekspozimi ndaj rrezeve të rrezikshme, jo më kot ka shqetësuar vajzat e reja, sepse mund të sjellë plakjen e parakohshme të lëkurës së duarve apo të zhvillojë kancerin e lëkurës. Edhe në rastet e një manikyri të thjeshtë, përdorimi i veglave të pa dezinfektuara mund të shkaktojë baktere apo myk.

Dermatologët Dr Marie Jhin dhe Jackie Dosal këshillojnë vendosjen e dorezave gjatë bërjes së thonjve, apo lyerjen e duarve me krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, jo vetëm për mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të furrës së xhelit, por edhe për të shmangur plakjen e lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat