Shkencëtarët paralajmërojnë: Ky produkt i përditshëm po rrit qelizat kancerogjene në trupin tuaj

Shëndetësia

Shkencëtarët paralajmërojnë: Ky produkt i përditshëm po rrit qelizat kancerogjene në trupin tuaj

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 00:47
Ilustrim

Në fillim patatet e skuqura dhe tani këto …Një shtesë që zakonisht gjendet në pastën e dhëmbëve, ëmbëlsira dhe çamçakëz mund të shkaktojë kancer. Ky është paralajmërimi i shkencëtarëve, sipas të cilëve dioksid titaniumi (E171) mendohet se shkaktoi rritje të qelizave kancerogjene me 40% te minjtë.

Pak ditë më parë, Agjencia e Standardeve të Ushqimit (AMF) ka paralajmëruar se pjekja dhe tiganisja e ushqimeve, të tilla si patatet, mund të rrisë rrezikun e kancerit. Dioksid titaniumi është përdorur si një pigment i bardhë në shumë ushqime. Në një studim të ri, të botuar në revistën “Scientific Reports”, nga Instituti Kombëtar Francez për Studime Bujqësore (INRA) tregoi se sasia e dioksid titaniumit e konsumuar ishte e ngjashme me sasinë ndaj të cilëve janë të ekspozuar njerëzit çdo ditë nëpërmjet ushqimeve që marrin. Sipas studiuesve, është e paqartë nëse rezultatet do të jenë të ngjashme edhe te njerëzit, ndaj është e nevojshme që të përcaktohen pasojat e metëjshme shëndetësore të përbërësit E171. “Këto të dhëna duhet të merren parasysh edhe për vlerësimin e rrezikut të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve autoimmune,” – thanë burimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat