Personat e gjatë dhe mbipeshë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Shëndetësia

Personat e gjatë dhe mbipeshë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

Burrat e gjatë dhe ata mbipeshë janë më të rrezikuar nga kanceri agresiv i prostatës.

Një person me gjatësi 1.82 m ka gjasa për 21% më të larta që të preket nga kanceri i prostatës krahasuar me dikë që është i gjatë 1.76 m.

Ndërsa personat që janë më të shëndoshë rreth belit për rreth 4 cm gjithashtu kanë rrezikshmëri më të lartë për 13%.

Kështu është thënë në një studim të zhvilluar në Universitetin Oxford.

Burrat e gjatë kanë nivele më të larta të hormoneve të rritjes të cilat i bëjnë që të rriten në gjatësi gjatë fëmijërisë, mirëpo kjo lidhet me kancerin e prostatës në moshën madhore.

Ndërsa burrat të cilët janë mbipeshë, veçanërisht në zonën përreth belit, kanë nivele më të larta të tostesteronit, i cili gjithashtu lidhet me kancerin e prostatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat