Ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës? Ja 5 shkaqet që fshihen pas këtij problemi

Shëndetësia

Ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës? Ja 5 shkaqet që fshihen pas këtij problemi

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:52
Ilustrim

Fryrja e barkut është pasojë e problemeve të aparatit tretës dhe sipas WebMD një në 10 persona vuan nga ky problem. Ndonëse arsyet mund të jenë të shumta,  më poshtë do të gjeti të listuara 5 më të zakonshmet dhe mënyrat efektive për të trajtuar këtë shqetësim.

1. Ushqim i pasur në yndyrë

Yndyrnat kërkojnë më shumë kohë se proteinat ose karbohidratet për të tretur, prandaj, ushqimet yndyrore ju bëjnë të ndiheni më të ngopur! Kjo gjë shoqërohet gjithashtu më fryrjen e barku.

2. Të ngrënit shumë shpejtë

Truri kërkon 20 minuta kohë për të marrë sinjalet nga stomaku, që ky i fundit është ngopur ! Gjatë kësaj kohe ne mund të komsumojmë ushqim të panevojshëm, thjesht sepse truri ende nuk ka marr sinjalin që jemi ngopur. Kjo është arsyeja përse ju duhet të hani ngadalë dhe jo shpejtë.

3. Sheqeri i përpunuar

Sorbitoli dhe fruktoza janë përbërësit e zakonshëm që gjenden në ëmbëlsuesit artificial. Këta të fundit nuk mund të treten plotësisht dhe kjo është arsyeja e fryerjes se barkut pasi ju konsumoni diçka të ëmbël shkruan living.

4. Sindromi i zorrëve irrituese (IBS). Ky sindrom mund të shkaktojë përveç fryrjes së barkut, dhimbje stomaku, diarre, kapsllëk etj.

Ky problem mund të parandalohet duke shmangur fibrat e drithërave, ëmbëlsirat dhe biskotat. Shtojcat e probiotikut do të ishin një zgjidhje shumë e mirë e problemit.

5. Hormonet

Në periudha të caktuara si para ciklit apo menopauzës gratë përjetojnë çrregullime hormonale. Këto të fundit shkaktojnë çrregullime të traktit gastrointestinal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat