Praktikoni sport? Ja minerali i çmuar që duhet të konsumoni!

Shëndetësia

Praktikoni sport? Ja minerali i çmuar që duhet të konsumoni!

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Merreni rregullisht me sporte dhe nuk hiqni dorë prej tyre as në verë? Një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në performancën tuaj sportive është aftësia për të përdorur produkte ushqimore sa më të ndryshme, veçanërisht të pasura me magnez.

Magnezin e gjeni të pranishëm sidomos në frutat e thata, në farat e kungullit, tek mashurkat, spinaqi, karçofi, fiku, drithërat. Ndonjëherë, ky mineral i çmuar mund të duket i pamjaftueshëm, veçanërisht në prani të gjendjeve të stresit, një nga “ngrënësit” kryesore të magnezit.

Kryen mesatarisht më shumë se 300 funksione në organizëm, kryesisht në nivelin cerebral, minerali i magnezit luan dhe mbulon një rol të rëndësishëm në transmetimin e impulseve nervore, në aktivizimin e disa enzimave të përfshira në prodhimin qelizor të energjisë, në metabolizmin e kripërave të tilla si kalcium, fosfor dhe kalium, të cilat janë të rëndësishme për funksionimin e muskujve. Ndërhyn në metabolizmin e insulinës pasi problemet në metabolizmin e insulinës do të reduktonin ndjeshëm performancën tuaj sportive. Rregullon humorin.

Për të siguruar sasinë e duhur të magnezit në dietën tuaj, shtoni konsumin e mishit të bardhë dhe peshkut, sidomos sardelet, merlucin, açuget, peshkun shpatë të cilët janë të pasur me acide esenciale yndyrore: Omega 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat