Pema që shkatërron kancerin

Shëndetësia

Pema që shkatërron kancerin

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 12:19
Emblica officinalis

Pema “Emblica officinalis” është një nga bimët më të njohura të mjekësisë popullore. Fryti i verdhë në të gjelbër në Indi përdoret tash e 5.000 vjet, si një nga ilaçet më të forta për forcimin e imunitetit dhe përtëritjen e organizmit.

PËRMBAN 20 HERË MË SHUMË VITAMINË C SE SA PORTOKAJTË

Hulumtimet shkencore kanë zbuluar se kjo pemë është një nga burimet më të mira për antioksidues. Në 100 gr ka midis 470 dhe 680 mg vitamina C të pastër. Lëngu i saj përmban 20 herë më shumë vitaminë C se sa ai i portokallit. Vitamina C mbron prej radikalëve të lirë, i rëndësishëm është për eshtrat, sistemin imun, enët e gjakut.

MBRON NGA KANCERI

Studimi japonez ka zbuluar se ekstraktet e bimës shkatërrojnë dhe pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene në organizëm. Sipas studimit, përmban përbërës të shumtë që e forcojnë sistemin imun dhe parandalojnë dhe e shërojnë kancerin. Studimet po ashtu kanë vërtetuar se kombinimi i pemës me përzierjen e ilaçeve të tjera popullore pakëson rritjen e tumoreve në pankreas.

PËRTËRIN ORGANIZMIN

Kjo bimë është edhe preparat për përtëritjen e organizmit. Pos se mbron organet nga ndikimi i radikalëve të lirë, ndikon mirë edhe në përtëritjen e indeve. Gjendet në shumë prodhime të bukurisë, ndërsa që parandalon edhe humbjen e flokut. Ushqen rrënjën e flokut, forcon eshtrat dhe dhëmbët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat