Ushqimet e shijshme që duken në reklama janë mashtrim

Shëndetësia

Ushqimet e shijshme që duken në reklama janë mashtrim

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Asgjë nuk duket aq e mirë në jetën reale siç duket në reklama.

Shpesh personat që i bëjnë reklamat televizive na mashtrojnë me ushqimet të cilat duken shumë të shijshme në televizion.

Kjo për arsye se ata i përdorin disa truke në mënyrë që t’i bëjnë ushqimet që të duken sa më të shijshme.

Deodoranti i bën frutat të duken më me shkëlqim 

Frutat gjithmonë shkëlqejnë nëpër reklama. Për këtë arsye nuk nevoitet ndonjë vegël e veçantë, vetëm pak deodorant për t’i shtuar shkëlqimin frutave. Në disa reklama përdoret gjithashtu edhe llaku i flokëve.

Mishi  i hamburgerëve nëpër reklama bëhet me ngjyrë të këpucëve

Mishi i hamburgerëve në reklama është pothuajse i papërpunuar. Fotografët i ngjyrosin ato me ngjyra të këpucëve në mënyrë që të duken më të pjekura.

Glicerina e mban ushqimin e detit më të freskët

Ushqimi i detit shumë shpejt mund të prishet. Për ta mbajtur më të freskët, fotografë e përziejnë atë me ujë dhe me glicerinë.

Sapuni i lëngshëm krijon shkumë

Për të bërë një fotografi të qumështit, kafesë ose birrës, fotografët shtojnë sapun të lëngshëm. Krijon një shkumë të qëndrueshme që duket e natyrshme dhe tërheqëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat