Ushqimet që luftojnë acidin ureik

Shëndetësia

Ushqimet që luftojnë acidin ureik

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 21:00
Ilustrim

Nëse shkalla e acidit ureik në urinën tuaj është tepër e lartë, ajo mund të shkaktojë lloje të ndryshme të artritit, i cili shkakton ndezjen e kyçeve.

Nëse keni ndezje të kyçeve, atëherë duhet shtuar kujdes ushqimit. Duhet rregulluar sasinë e alkoolit, ëmbëlsirave, mishit dhe frutave detare. Po ashtu duhet shmangur perimet, si bizelet, spinaqi, shpargu dhe lulelakra.

Në listën e ushqimeve “të ndaluara” bën pjesë edhe çokollata e zezë, pasi përmban alkaloidin e quajtur teobromin, i cili ka koncentrim të lartë të acidit ureik nga cilido tjetër ushqim.

Për të mbajtur acidin ureik në nivel normal duhet konsumuar 10 deri 12 gota ujë në ditë, vishnje, të cilat ndikojnë në uljen e acidit ureik dhe parandalojnë krijimin e kristaleve të tij që shkaktojnë dhimbje të madhe në kyçe.

Boronicat dhe dredhëzat, po ashtu duhet të jenë pjesë e listës suaj të ushqimeve, pasi që kanë ndikime kundër ndezjes. Duhet konsumuar edhe mollë, të cilat neutralizojnë efektet e acidit ureik dhe iu ndihmojnë personave që kanë probleme me kyçe. Mjafton të konsumohet një mollë në ditë.

Çaji i gjelbër ndikon në grumbullimin e tepricës së acidit ureik në gjak, me çka ulet rreziku nga zhvillimi i sëmundjes së kyçeve. Zakonisht rekomandohet të pihen dy deri në tri gota çaj të gjelbër të nxehtë në ditë.

Omega-3 dhe vaji i ullirit po ashtu ka ndikim pozitiv. Preferohet të konsumohen edhe sasi të mëdha të vitaminës C, pasi ndikon në largimin e acidit ureik përmes urinës. Burime të mira të vitaminës C janë portokajtë, limoni, kivi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat