“Lidhja e shkurtër” në tru, arsyeja kryesore e sëmundjeve të rrugës

Shëndetësia

“Lidhja e shkurtër” në tru, arsyeja kryesore e sëmundjeve të rrugës

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 17:36
Ilustrim

Cila është arsyeja se disa njerëz gjatë vozitjes me veturë, autobus ose tren nuk ndihen mirë, derisa të tjerët lexojnë libër ose shfletojnë internetin, dhe pavarësisht kësaj ndihen mirë?

Nga e ashtuquajtura “sëmundje e rrugës” vuajnë miliona njerëz. Kjo, megjithatë, nuk është sëmundje, por bëhet fjalë për një lloj “lidhje të shkurtër” deri tek e cila vjen në tru, shpjegon mjeku gjerman Tomas Jelinek nga Qendra e Berlinit për udhëtime dhe medicinë.

Deri “te lidhja e shkurtër” vjen kur truri pranon porosinë kontradiktore për lëvizjen dhe pozitën e trupit në hapësirë, gjë e cila shkakton konfuzion tek ai dhe rezulton me mundim dhe vjellje.

Informacionet vijnë përmes syrit, ndërsa për interpretimin e të gjitha sensorëve të sinjaleve, të cilat trupi ia dërgon trurit, përgjegjës është talamusi.

Talamusi të gjitha informacionet shumë thjeshtë i bart në tru.

Por, derisa jemi në automobil ose anije, talamusi është në gjendje konfuze. Muskujt nuk janë në lëvizje, ndërsa sytë shohin se po lëvizim edhe me shpejtësi të madhe. Atëherë vjen deri te “sinjalet e hutuara”, të cilat tregojnë se diçka nuk është në rregull. Kjo e huton trurin, i cili stimulon prodhimin e hormonit të stresit, transmeton KosovaPress.

Truri reagon me dërgimin e sinjalit të mundimit, i cili shpesh shndërrohet në vjellje.

Për fat, sëmundja e udhëtimit ndalon sapo të dalim nga mjeti transportues.

Kundër saj mund të luftojmë ashtu që gjatë vozitjes të shikojmë përmes dritares drejt objekteve relativisht të largëta dhe të fokusohemi në ndonjë pikë stabile në horizont. 

Ata që nuk dëshirojnë të rrezikojnë, para udhëtimit mund të marrin tabletën kundër mundimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat