Ushqimet më të mira dhe më të këqija për tiroide

Shëndetësia

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për tiroide

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 06:45
Ilustrim

Gjëndrat tiroide gjenden në pjesën e mesme të fytit.

Tiroidet në trupin tonë janë të heshtura, e funksionojnë aq mirë saqë harrojmë se janë atje. Por kjo gjëndërr e vogël në formë fluturash ndihmon në rregullimin e metabolizmit, temperaturës, rrahjeve të zemrës.

Një tiroide joaktive është kur gjëndra nuk arrin të prodhojë hormon të mjaftueshëm tiroide (TH) – mund të sjellë shtim në peshë, depresion dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit. Një tiroide tepër aktive është kur trupi juaj prodhon shumë (TH) dhe mund të shkaktojë humbje të papritur të peshës, rrahje të parregullta të zemrës, djersitje, nervozizëm, shkruan Sovrani.info

Ushqimet më të mira që ndikojnë tek tiroidet janë:

Kosi
Kikirikat
Qumështi
Mishi i pulës dhe mishi i kuq
Peshku
Vezët
Luleshtrydhet
Brokoli
Lulelakra

Ushqimet më të këqija që ndikojnë tek tiroidet janë:

Gruri
Ushqimet e ngrira
Fast Food (Ushqimet e shpejta)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat