Ushqimet që përmirësojnë cilësinë e spermës

Shëndetësia

Ushqimet që përmirësojnë cilësinë e spermës

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 18:31
Ilustrim

Shkencëtarët po mundohen prej vitesh të parandalojnë trendin brengosës të rënies së kualitetit të spermës tek mashkujt dhe problemet me fertilitetin.

Janë bërë hulumtime të ndryshme në mënyrë që të vërtetohet lidhja mes zakoneve të të ushqyerit dhe kualitetit të spermës.

Më saktësisht, ekspertët janë munduar që të kuptojnë nëse marrja e vitaminave mund të ketë ndikim në kualitet të spermës.

Rezultatet kanë treguar që sperma është më cilësore tek mashkujt që kanë konsumuar më shumë ushqime të gjelbra dhe perime (burime vitaminash, acidi folik, fibra, dhe më pak proteina dhe yndyrëra).

Po ashtu, është vënë re përmirësim në koncentrim, në lëvizje dhe morfologji të spermës tek mashkujt të cilët kanë konsumuar ushqim të pasur me beta karoten, lutein, likopen, selen dhe vitamina të cilat gjenden tek agrumet, spinaqi, shalqinj etj.

Problemet me prostatën kolesterolin, qarkullimin e gjakut mund të ndikojnë në kualitetin e spermës, prandaj është primare para se gjithash të keni kujdes se si ushqeheni.

Disa nga ushqimet e rekomanduara janë, salmoni, shalqiri, domatet, qumësht apo kos me pak kalori, boronicat dhe misri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat