7 mënyra për të parandaluar shfaqjen e akneve cistike

Shëndetësia

7 mënyra për të parandaluar shfaqjen e akneve cistike

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Aknet cistike janë forma më e keqe dhe e dhimbshme e puçrrave. Shkaktuar nga folikulat e inflamuara të qimeve(pushit të fytyrës) këto puçrra janë të dhimbshme dhe të vështira për t’u trajtuar. 

Në vend që të luftoni aknet cistike pasi ato janë formuar, parandalimi është zgjidhja më e mirë. Më poshtë janë 10 mënyra për të parandaluar aknet cistike para se të shpërthejnë.

1. Mos e prekni lëkurën me duar 

2. Mos u përpiqni t’i shtrydhni pasi ato janë të inflamuara dhe janë nën lëkurë. Nuk janë vatra qelbi që me nxjerrjen e këtij të fundit ju do të shpëtoni

3. Terapia me akull 
Për të ndihmuar në zvogëlimin e skuqjes dhe acarimit të lëkurës ju mund të vendosni akull në zonën e prekur për të tkurrur enët e gjakut që ushqejnë aknet.

4. Peroksid benzoil
Mjekët rekomandon përdorimin e peroksidit të benzoileve, një krem antibiotik që parandalon ose kuron aknet cistite.

5. përdorni kremra hidratantë pa aromë dhe për lëkurat e ndjeshme dhe me yndyrë sepse janë pikërisht gjendrat e yndyrës ato që favorizojnë daljen e akneve. Lëkurat e thata janë më pak të prirura të vuajnë nga këto të fundit

6. Makeup Non-comedogenic 
Zgjidhni një produkt që nuk bllokon poret tuaja. Si ta kuptoni ? Duhet të shkruajë në etiketë Non-comedogenic

7. Mos u shtrini për të fjetur pa pastruar grimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat