Gratë që ngjyrosin flokët, më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Shëndetësia

Gratë që ngjyrosin flokët, më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:04
Ilustrim

Gratë duhet të ngjyrosin flokët jo më shumë se gjashtë herë në vit.

Po ashtu në këtë veprim duhet dhe të përdorin përbërës natyralë për të zvogëluar rrezikun e kancerit, rekomandon një kirurg i gjirit në një studim të fundit.

Kirurgu: Kefah Mokbel, nga spitali ”Princesha Grace”, në qendër të Londrës,  thotë se gratë që ngjyrosin flokët e tyre kanë 14 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga kanceri i gjirit.

Ai tha se gratë duhet të “zvogëlojnë ekspozimin” ndaj ngjyrave sintetike duke përdorur përbërës të tillë si këna, hiri i trëndafilave dhe panxhari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat