Shkencëtarët amerikan kanë përdorë Inteligjencën Artificiale për të parashikuar në qoftë se lëndimet që keni në gjinj, të identifikuara përmes biopsisë, mund të shndërrohen në sëmundje të kancerit.
Sistemi i të mësuarit është testuar tek 335 lëndime me rrezikshmëri të lartë, dhe 97% prej tyre janë diagnostifikuar saktësisht malinj.
Kjo ulë numrin e ndërhyrjeve kirurgjike për më shumë se 30%, kanë deklaruar shkencëtarët.
Sistemi mekanik i të mësuarit është i trajnuar mbi informacionet rreth lëndimeve të tilla, ku sistemi kërkon për modele në mesin e disa pikave të të dhënave, siç janë ato demografike, historia familjare, dhe raportet e patologjisë dhe biopsisë.
Ky sistem është vlerësuar si i përdorshëm.