Me anë të iPhone doktori gjeti se vuan nga kanceri

Shëndetësia

Me anë të iPhone doktori gjeti se vuan nga kanceri

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 19:05
Ilustrim

Një doktor ka arrit që ta diagnostifikojë veten me kancer me anë të përdorimit të iPhone.

Dr. John Martin është kirurg vaskular në Denver të Kolorado dhe drejtor i Butterfly Network.

Me siguri se pyetët…

“Çka është Butterfly Network?!”

Është kompani që është në zhvillim e sipër të një pajisjeje me ultra së e cila mund të lidhet me iPhone.

Ky aparat thirret Butterfly IQ dhe përpara se ai të testohej Dr. Martin dinte se mund të funksiononte.

Pasi ndjeu një bllokim në fytin e tij, ai përdori pajisjen për të skanuar atë zonë dhe rezultatet treguan se ka kancer metastatik.

Si ekspert i fushës për 40 vjet ai ishte i sigurt se diagnoza s’do të ishte e mirë por që vazhdoi tutje për të konfirmuar gjithçka te tekniku.

“Gjëja e parë që më tha kur pa fotografitë ishte shumë falënderuese që ekipi kishte shpikur këtë teknologji me ultrazë”.

Dr. Martin i ishte nënshtruar operacionit të cilin e kishte kryer me sukses dhe gjashtë javë më pas prej rrezatimit është shëruar.

Që prej është thënë se kjo pajisje do të prodhohej për të diagnostifikuar pacientët të cilët e bartin aplikacionin në iPhone=n e tyre.

Butterfly IQ do të përdoret nëpër klinika dhe vitin tjetër do të shpërndahet tek njerëzit që rrezikohen më shumë.

Kjo pajisje mund të veroj përveç kancerit edhe sëmundjet prej të cilave vuajnë njerëzit si, diabeti dhe problemi në mushkëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat