Kanceri i gjirit mund të rikthehet 15 vjet pas shërimit me sukses

Shëndetësia

Kanceri i gjirit mund të rikthehet 15 vjet pas shërimit me sukses

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Gratë e shëruara me sukses nga kanceri i gjirit mund serish të përballen me këtë sëmundje, tregon një studim i rim.

Te femrat ku tumori limfatik është përhapur edhe në gjëndra limfatike, ekziston rrezik më i lartë prej 40 për qind që të preken serish nga sëmundja.

Hulumtuesit thonë se zgjatja e trajtimit me terapi hormonale mund të reduktojë rrezikun nga përsëritja e sëmundjes.

Shkencëtarët kanë përcjellë gjendjen e 63.000 femrave për 20 vjet. Të gjitha ato ishin të prekura me kancer gjiri.

Edhe pse pas pesë vjetësh ishin shëruar, shumica prej tyre pas 15 vjetësh janë përballur serish me këtë sëmundje. 

Femrat që më herët kishin operuar tumorin, i cili nuk kishte prekur gjëndrat limfatike, kanë pasur dhjetë për qind rrezik që të preken sërish nga sëmundja, shkruan BBC.

Hulumtimi tregon se edhe nëse pacientja vazhdon të marrë terapinë hormonale në dhjetë vjetët e ardhshme, kanë gjasa më të mëdha për të parandaluar kthimin e sëmundjes.

Megjithatë, ekzistojnë efekte të padëshiruara, kur bëhet fjalë për terapi hormonale, të cilat mund të ndikojnë në kualitetin e jetës së pacientëve dhe madje të shkaktojë osteoporozën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat