Alkooli shkakton shtatë lloje të kancerit

Shëndetësia

Alkooli shkakton shtatë lloje të kancerit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Sa më shumë alkool që pini, aq më shumë ka gjasë që të zhvilloni të paktën shtatë lloje të kancerit.

Kështu kanë paralajmëruar onkologët në një deklaratë të lëshuar sipas hulumtimeve të bëra nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë (ASCO).

Tutje në deklarimin e dhënë thuhet se pirja, madje edhe në sasi të vogla ose të moderuara, ishte veçanërisht e lidhur ngushtë me rritjen e rreziqeve për kancerin e gojës, mëlçisë, kolorektal dhe të gjirit dhe është përgjegjës për më shumë se pesë për qind të vdekjeve të kancerit në mbarë botën.

Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO) shton se nuk ka trajtuar kurrë formalisht lidhjen midis alkoolit dhe kancerit, por tani po nënvizon rëndësinë e kontrollit të konsumit të alkoolit “me rrezik të lartë” për të zvogëluar rrezikun e kancerit.

Ndërsa ASCO rekomandon strategji për uljen e pijes, gjithashtu mbron përdorimin e butë të alkoolit, në vend që t’i rekomandojë amerikanët të heqin dorë nga pirja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat