Ushqimet që do t'ju rinojnë

Shëndetësia

Ushqimet që do t'ju rinojnë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 17:27
Ilustrim

Bukuria dhe dëshira për t’u rinuar dhe sa më gjatë të mbani një pamje rinore mund t’ju kushtojnë shtrenjtë, nëse ju përmbahemi produkteve të rekomanduara nga industria kozmetike, por sekretet më të mira për lëkurë të bukur fshihen në kuzhinën tuaj dhe janë shumë të lira.

Lisa Krodon, konsulent kozmetike, thotë se vaji borage mban lagështi në lëkurë, duke e bërë atë të duket më e re.

“Ajo është e pasur me acid gama-linolenik (GLA), e cila është një omegë-6 acid yndyror dhe ka efekte të forta antiinflamatore. Besohet se është efikase edhe në trajtimin e artritit reumatoid dhe ekzemën e lëkurës,” thotë Krodon.

Majdanozi po ashtu luan rol pozitiv. Tre lugë të majdanozit të copëtuar përzieni me dy lugë kos në një blender. Aplikoni në lëkurë nën sytë tuaj dhe lëreni të qëndrojë aty për 30 minuta.

Dermatologia Diane Berson paralajmëron se një nga gabimet më të zakonshme që femrat bëjnë është përdorimi i agjentëve të ashpër të pastrimit.

“Nëse keni larë fytyrën në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mëngjes nuk duhet larë me mjete për pastrim, pasi në këtë mënyrë ju vetëm sa  do të thani lëkurën tuaj. Mjafton të lahet me ujë," thotë ajo.

Lipidet lidhin qelizat e lëkurës dhe i japin asaj një shije të butë. Pas pilingut të ashpër, nevojitet të laget fytyra me çaj të gjelbër ose çaj kamomil, për të qetësuar lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat