Truri zgjedh ngjyrën e ushqimeve

Shëndetësia

Truri zgjedh ngjyrën e ushqimeve

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 21:17
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit nga Shkolla Ndërkombëtare e Studimeve të Avancuara në Trieste, Itali dhe të botuar në revistën shkencore Scientific Reports, është truri që zgjedh ushqimet për të ngrënë sipas ngjyrës së tyre.

Dhe nëse na pëlqen e kuqja dhe na jep ndjenjën e ngopjes së madhe, me të gjelbrën jemi më ngurrues. Arsyeja? Nevoja për të marrë sa më shumë kalori që mundemi. Frutat dhe perimet kanë përfitime të ndryshme në varësi të ngjyrës së tyre.

Ngjyra në fakt, parashikon marrjen e kalorive, kështu që nëse një ushqim ka ngjyrë të kuqe ka të ngjarë të ketë më shumë kalori, ndërsa ato të gjelbra kanë tendencë të kenë më pak kalori.

Çdo gjë është për shkak të sistemit tonë vizual që ka evoluar për të identifikuar ushqimet më me vlera. Fakti, kur i nënshtrohemi një zgjedhje, pjesa jonë instinktive na shtyn në drejtim të një molle të kuqe dhe jo drejt një pjate me jeshillëqe, rrjedh nga fakti që genet tona ruajnë në memorie ushqimet e dy lloj tipologjive dhe që preferojnë të zgjedhin një frut, që është në gjendje të ofrojë sasi më të madhe të energjisë në lidhje me kohën e nevojshme për konsumimin e saj.

Por le të mësojmë për pasurinë e ushqimeve bazuar në ngjyrat e tyre.

Të bardha: Dardha dhe pjeshkë të bardha, ose finokë, hudhër, qepë ,patate, lulelakër dhe presha. Këto janë ushqime të pasura me kalium dhe nëse merren rregullisht janë në gjendje të ulin kolesterolin. Konsumi i frutave të bardha dhe perimeve, për më tepër mbron sistemin imunitar nga sëmundjet sezonale.

Të verdha dhe portokalli- Portokalli, ananasi, mandarina dhe perime si kungulli, speci dhe karrotat janë ushqime të pasura me vitamina dhe beta-karotenë, thelbësore për shëndetin e syve dhe mukozës,  për kockat dhe qarkullimin e gjakut. Përveç kësaj, prania e fortë e vitaminës C, me fuqi antioksidante, stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në parandalimin e shenjave të plakjes.

Të kuqe- Domate, speca, luleshtrydhe, qepë, mollë, shegë, boronica, por edhe lakra e kuqe, janë ushqime të pasura me likopen, kanë antioksidant dhe ulin presionin e ulët të gjakut, kështu që janë të mira për shëndetin e zemrës tuaj.

– Jeshile- Asparagë, brokoli, karçof, marule, tranguj dhe kivi, mollë, avokado, limes dhe rrushi thatë, stimulojnë sistemin imunitar, përveç të qenit burim i madh i acidit folik.

– Lejla- Patëllxhanët, boronica, fiqtë, manaferrat, rrushi dhe kumbulla janë antioksidantë të vlefshëm.

Por kini kujdes sepse zgjedhjet tona të ushqimit fillojnë edhe nga raftet e supermarketit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat