Nëse ndiheni të lodhur – mos i hani këto ushqime në mëngjes

Shëndetësia

Nëse ndiheni të lodhur – mos i hani këto ushqime në mëngjes

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Edhe pse ka shumë ushqime që mund të luftojnë me sukses kundër lodhjes, ka nga ato ushqime që do t’ju bëjnë të ndiheni edhe më të lodhur, veçanërisht nëse i konsumoni në mëngjes.

Më poshtë janë disa nga këto ushqime që nëse jeni të lodhur, duhet t’i shmangni në mëngjes.

Bananet

Bananet janë të pasura me magnez, i cili relakson muskujt – fantastike nëse e konsumoni para se të pini, por jo për mëngjes apo në mes të shujtave.

Buka e bardhë

Karbohidratet, përbërësit e bukës së bardhë, treten shpejt, kështu që alternativa më e mirë është të hahet bukë me fara.

Mishi i kuq

Yndyra e mishit të kuq është e vështirë për tu tretur në trup, kështu që trupi do të shpenzojë më shumë energji për të tretur këto ushqime.

Qershitë

Qershitë janë të pasura me melatonin që rregullon procesin e gjumit, kështu që do të ishte mirë ta shmangni këtë frut kur doni të rrini zgjuar.

Ëmbëlsirat

Sasi të mëdha të sheqerit stimulojnë sekretimin e triptofanit, aminoacideve që ju bëjnë të përgjumur.

Kafeja

Megjithëse kafeja mund të furnizojë trupin me energji për një kohë të kufizuar, do të ndiheni shumë të lodhur kur ndikimi i saj të përfundojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat