Arsyet pse duhet të hamë brokoli me kos

Shëndetësia

Arsyet pse duhet të hamë brokoli me kos

Më: 14 janar 2018 Në ora: 10:19
Brokoli

Sipas një studimi të ri, një kos me bazë brokolin mund të parandalojë dhe madje edhe të trajtojë kancerin e zorrës së trashë. Studiuesit në Singapor kanë zbuluar se kosi i përzier me “super perimen”, ka shëruar 75 % të tumoreve në minj dhe më shumë se 95 qeliza të kancerit të zorrës të rritura në një laborator.

Brokoli përmban një element kimik që lufton kancerin, të quajtur sulforan, ndërsa kosi përmban probiotikë, baktere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmave në stomak dhe në zorrë.

Bazuar në këto përfundime, studiuesit besojnë se kosi i përzier me brokolin është një “formulë që godet sëmundjen”, e cila mund të përdoret për parandalimin e kancerit dhe të shpëtojë qelizat e mbetura pas heqjes kirurgjikale të tumoreve.

“Një aspekt interesant i kësaj gjetjeje është se ai përmirëson mënyrën e jetesës sonë, duke e transformuar regjimin tonë nga norma në një regjim terapeutik të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët”, tha studiuesi Matthew Chang, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat