Pesë shenjat e qarta se keni mungesë të vitaminës B12

Shëndetësia

Pesë shenjat e qarta se keni mungesë të vitaminës B12

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:18
ilustrim

Vitamina B12, të cilën e marrim nga prodhimet me origjinë shtazore, është e rëndësishme për njerëzit e të gjitha grup-moshave.

Ajo është pjesë e grupit të vitaminës B, e cila është e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor, prodhimin më të mirë të energjisë, punë më të mirë të metabolizmit dhe jetëgjatësi më të madhe të punës së qelizave.

Këto janë shenjat se ju keni mungesë të vitaminës B12.

Dobësi dhe lodhje

Kur niveli i B12 ulet, organizmi nuk mund të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut, të domosdoshme për bartjen e oksigjenit në trup dhe si rezultat i kësaj është anemia klasike.

Problemi është se një lloj i tillë i lodhjes është një simptomë që mund t'i atribuohet lehtësisht shkaqeve të tjera, të tilla si stresi dhe mungesa e gjumit.

Nëse lodhja përkeqësohet dhe nuk mund ta përcaktoni shkakun e dukshëm, vizitoni një mjek i cili në bazë të pasqyrës suaj të gjakut do të zbulojë nëse bëhet fjalë për mungesën e vitaminës B apo për një lodhje të zakonshme.

Ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë

Nervat tona janë të veshura me një substancë yndyrore të bardhë, e njohur si myelina. Ajo jo vetëm që izolon dhe mbron nervat, por përshpejton impulset nervore, e cila lejon një ndjenjë më të mirë në duart dhe këmbët tuaja.

Për prodhimin e myelinës, është e domosdoshme vitamina B12 dhe nëse nuk mjafton në trup, myelina fillon të prishet, kështu që impulset nuk mund të udhëtojnë aq shpejt, duke shkaktuar ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë. Kjo është një shenjë e qartë se ju duhet të kontrolloheni te mjeku.

3. Balancim i dobët

Shkatërrimi i myelinës po ashtu mund të ndikojë në proprioceptivën tuaj, e cila është esenciale për balancimin tuaj. Nëse hetoni se jeni duke humbur balancën gjatë orientimit në hapësirë, rekomandohet vizita te mjeku dhe analiza e gjakut.

4. Konfuzion dhe harresë

Pasi që myelina është e rëndësishme për bartjen kualitative të impulsit në organizëm. Mungesa e vitaminës B12 shkakton edhe punë më të dobët të trurit, përkatësisht harresë dhe konfuzion.

Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë me harresë të përkohshme, por nëse mendoni se jeni duke harruar gjithnjë e më shumë dhe në shumicën e rasteve ndiheni të humbur, kontrolloni menjëherë nivelin e kësaj vitamine. Nëse nuk e bëni këtë, mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë demencën në afat prej vetëm një viti.

Depresioni

Një tjetër shenjë e qartë se keni mungesë të vitaminës B12 është depresioni. Nëse kohët e fundit jeni më tepër në depresion se zakonisht, edhe pse nuk keni arsye për  këtë, bëni pasqyrën e gjakut për të siguruar se ky është shkaku i depresionit.

Ju mund të keni nevojë vetëm për të rritur konsumin e ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, si qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, ton, salmon, maja, mish viçi dhe mish zogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat