Ky ujë është më i pastri në botë, por nuk duhet ta pini

Shëndetësia

Ky ujë është më i pastri në botë, por nuk duhet ta pini

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Uji ultra i pastër nuk guxon të pihet, pasi që është i liruar nga të gjitha mineralet që përmban uji i ujësjellësit ose uji i burimit, shkruan Bussines Insider.

Ky lloj uji përdoret në fabrika të ndryshme të pastrimit të elektronikës si gjysmëpërçuesit.

"Mikroprocesorët janë aq të vogël që edhe grimcat e vogla të pluhurit në to shkakton probleme të tilla si gur. Uji ultra i pastër përdoret për të shpëlarë çipat ndërmjet shtresave", thotë Garry Pitts nga GE Power. Ky lloj uji filtrohet në atë masë sa që nuk përmban më asgjë absolutisht nga mineralet ose papastërtitë. Ai përmban vetëm hidrogjen dhe oksigjen, H2O, dhe gjithashtu ka një ngarkesë negative shumë të lehtë elektrike. Kjo do të thotë se kur bëhet fjalë për një lloj metali apo minerali, ajo e thith atë. Për shkak të vetive të tilla, ky lloj uji nuk është për pije.

Sapo ta keni pirë, ky lloj uji fillon të nxjerrë mineralet nga trupi juaj. Përveç kësaj, ai nuk përbën një kënaqësi sikurse uji i zakonshëm, pasi janë mineralet ato që i japin shijen ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat