Hani pas ushtrimeve, dhe jo para tyre

Shëndetësia

Hani pas ushtrimeve, dhe jo para tyre

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:37
Ilustrim

Ju nuk keni nevojë që të hani para ushtrimeve, pasi që ekspertët e fitnesit dhe akademikët kanë shpjeguar se pse është më mirë që të vraponi barkthatë para palestrës.

Trupi juaj do të jetë më i fokusuar në tretje se sa në shkrirjen e dhjamit, dhe në ndërtimin e muskujve nëse hani para ushtrimeve, thonë trajnerët personalë.

Nuk ka nevojë që të hani para një ushtrimi mëngjesi, sepse trupi është ende në fazën e agjërimit nga gjumi, sipas nutricionistëve.

Ndërkaq trajnerët personalë sugjerojnë që të hani pas një ushtrimi, në mënyrë që të rifitoni energji, që t’i rindërtoni pjesët e dëmtuara të muskujve, dhe që ta shmangni të sëmurit nga ushqimi i tepërt.

Shmangni sheqerin dhe drithërat nëse ndjeni se keni nevojë që të hani para se të ushtroni, shkruan Daily Mail.

Ndërsa, hulumtimi i fundit thotë që mund të hani pemë apo jogurt një orë apo një orë e gjysmë më përpara, por asgjë tjetër më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat