Teprimi me kripë rrit rrezikun nga Alzheimer

Shëndetësia

Teprimi me kripë rrit rrezikun nga Alzheimer

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Konsumi i ushqimeve me tepër kripë mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes Alzheimer, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ata kanë zbuluar se kripa shkakton ndryshime në sistemin imunitar në zorrë, gjë e cila redukton qarkullimin e gjakut drejt trurit.

Në studimin e ri, eksperimenti mbi minj sugjeron se ushqimet e njelmëta dëmtojnë neuronet në tru, duke shkaktuar probleme mentale dhe të sjelljes.

Deri më tash nuk ka kurë për sëmundjen Alzheimer, e cila shkakton vdekjen e qelizave të nervave dhe indeve, duke çuar trurin drejt demencës.

Mjekët sugjerojnë konsumimin prej gjashtë gramë kripë në ditë.

Ndryshe, në Britani të Madhe rreth 850,000 njerëz vuajnë nga demenca.

Studimi është publikuar në revistën Nature Neuroscience.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat