Simptomat e kancerit të testikujve te meshkujt

Shëndetësia

Simptomat e kancerit të testikujve te meshkujt

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Kanceri i testikulit është i rralle, por zakonisht prek moshat midis 15 dhe 35-vjeç.

Ai ka mundësi për t’u trajtuar edhe në rastet kur është përhapur përtej testikujve.

Në varësi të tipit dhe stadit të kancerit ndryshon dhe trajtimi.

Shenjat dhe simptomat e kancerit te testikulit janë:

Zmadhim i testikulit ose prania e ndonjë kokrre në të - Një ndjenje rëndimi në skrotum - Një dhimbje e bezdisshme në bark ose në rrëzë të kofshës - Një grumbullim i papritur lëngu në skrotum - Zmadhim ose zbutje e gjoksit - Dhimbje shpine

Zakonisht kanceri prek vetëm një testikul. Në shumicën e rasteve, shkaqet e krijimit të kancerit të testikulit nuk janë të qarta. Në përgjithësi dihet që kanceri ndodh kur qelizat e shëndosha të testikulit pësojnë ndryshime anormale.

Nuk ka asnjë mundësi për parandalimin e kancerit të testikulit.

Rekomandohet vetëkontrolli i testikujve për ta zbuluar kancerin në fazat e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat