4 maska spektakolare për fytyrën që mund t’i realizoni në kushte shtëpie

Shëndetësia

4 maska spektakolare për fytyrën që mund t’i realizoni në kushte shtëpie

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:08
Ilustrim

Problemet e ndryshme që mund të kemi shpesh herë reflektohen në fytyrë. Stresi, problemet shëndetësore, lodhja etj. janë probleme të cilat mund të acarojnë lëkurën dhe mund t’ju bëjnë të dukeni edhe më të plakura. Harrojini produktet e shtrenjta kozmetike, asgjë nuk mund ta relaksojë më tepër fytyrën se sa këto 4 maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpitë tuaja.

1 – Maska me kastravec

Çfarë ju duhet?

1 kastravec dhe një e bardhë veze

Si përgatitet?

Rrihni të bardhën e vezez në një enë. Grijeni kastravecin në një grirëse të mirë dhe përzieni më pas me vezën. Masën e përfituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta.

2 – Maska me limon

Çfarë ju duhet?

1 e bardhë veze, 1 lugë mjalt, 1 lugë qumësht, 1 lugë lëng limoni

Si përgatitet?

Rrihni të bardhën e vezës deri sa të bëhet kremoze. Shtoini të gjithë përbërësit me rradhë dhe vazhdoni ta trazoni. Masën e përfituar lëreni në fytyrë për 15 minuta dhe më pas shplajeni me ujë. Për qetësim mund ta lani fytyrën më pas edhe me kamomil.

3 – Maska me tërshërë

Çfarë ju duhet?

1 lugë tërshërë, 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë tul molle, 1 lugë mjalt, 2 lugë hirë kosi, lëngu i një limoni

Si përgatitet?

Grijeni tërshërën në blender. Merrni 3 enë dhe te e para përzieni tërshërën dhe vajin e ullirit. Te e dyta tulin e mollës me mjaltin dhe te e treat hirën e kosit me lëngun e limonit. Fillimisht me anë të një furçe për make up aplikoni tërshërën dhe vajin e ullirit.lëreni deri sat ë thahet në fytyrë. Më pas shtoni mollën dhe mjaltin dhe në fund hirën dhe lëngun e limonit. Prisni 15 minuta dhe më pas shpëlajeni.

4 – Maska me turmerik

Çfarë ju duhet?

çerek luke turmerik, 1 lugë me tul avokadoje, 1 lugë kos apo hirë sipas dëshirës

Si përgatitet?

Shtypni avokadon deri sa të bëhet si pure. Përzieni purenë me kosin dhe turmerikun dhe aplikojeni në fytyrë për 15 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat