Kjo shkollë përcakton sa duhet të jetë gjatësia e thonjve

Shëndetësia

Kjo shkollë përcakton sa duhet të jetë gjatësia e thonjve

Më: 28 janar 2018 Në ora: 17:22
Ilustrim

Përpjekja e një shkolle për të futur rregulla për gjatësinë e thonjve është quajtur ”qesharake” nga prindërit.

Shkolla Rawlett, në Tamworth, Staffordshire, ka nxjerrë ‘legjislacionin e thonjve ‘ ku është caktuar gjatësia dhe ngjyra e thonjve të nxënësve.

Gjatësia e thonjve duhet të jetë 1.5cm dhe ngjyrat duhet të jenë “neutrale”.

“Pas disa diskutimeve me prindërit ne kemi vendosur të sigurojmë legjislacionin e thonjve”.

“Thonjtë nuk duhet të tejkalojnë gjatësinë 1.5 cm ”.

“Çdo ngjyrë duhet të jetë neutrale – thonjtë jashtëzakonisht të ndritshëm duhet të ndryshohen”. Kështu është përcaktuar me këtë rregull të ri të shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat