Rritet numri i vdekjeve nga kanceri i prostatës

Shëndetësia

Rritet numri i vdekjeve nga kanceri i prostatës

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 06:59
Ilustrim

Numri i burrave që janë duke vdekur nga kanceri i prostatës ka tejkaluar numrin e vdekjeve nga kanceri i gjirit tek gratë.

Sipas shifrave në Britani, kjo gjë ka ndodhur për herë të parë.

Plakja e popullsisë nënkupton që më shumë burra janë prekur dhe janë duke vdekur nga kjo sëmundje.

Përmirësimet në diagnostifikim dhe trajtim të këtij kanceri kanë treguar rezultate pozitive.

Gjithashtu është bërë thirrje për më shumë financim për kancerin e prostatës.

Në Britani më së shumti vdekje ka shkaktuar kanceri i mushkërive dhe i zorrës ndërsa kanceri i prostatës radhitet si i treti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat