Beteja e shkollave për ndihmë në shëndetin mental të nxënësve

Shëndetësia

Beteja e shkollave për ndihmë në shëndetin mental të nxënësve

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 06:44
Ilustrim

Një sondazh i mësuesve në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se gati gjysma e tyre po përpiqen të marrin mbështetje për shëndetin mendor të nxënësve të tyre

Një nënë, e cila kishte marrë mbështetje nga shkolla e saj lokale pasi një mik sugjeroi që ajo duhet të kërkonte ndihmë, i tha BBC-së se si një incident i dhunshëm me djalin e saj në shtëpi ishte një pikë kthese.

“Goditja e fundit erdhi kur u përpoq të më shtynte poshtë shkallëve”, thotë Melanie.

“Dhe më goditi edhe në shpinë”.

Djali nëntëvjeçar i Melanie e kishte të vështirë të kontrollonte zemërimin e tij  dhe po e nxirrte këtë zemërim fizikisht dhe gojarisht tek ajo, babai dhe motra e tij.

Por derisa, familja e Melanie arriti të merrte ndihmë nëpër shkolla për çështjen e djalit të saj, sondazhi i “Place2Be” sugjeron se shumë familje të tjera po ballafaqohen me këto telashe

Anketa – e kryer për të shënuar Javën e Shëndetit Mendor të Fëmijëve – zbuloi se 44% e mësuesve thanë se vetëm duke ditur se çfarë lloj mbështetjeje nevojitej ishte një pengesë për ata që ofrojnë përkrahje për shëndetin mendor për nxënësit.

Dhe 37% prej thanë se nuk ndiheshin të sigurt në punën me një këshilltar  apo terapist.

Kjo organizatë bamirëse  gjithashtu ka anketuar 1,198 këshilltarë dhe psikoterapistë që aktualisht punojnë në shkolla me ç`rast 34% prej tyre thanë se ofrimi i shërbimeve në shkolla ishte i vështirë.

Në dhjetor, Departamenti i Shëndetësisë dhe Departamenti i Arsimit publikuan një plan të përbashkët për të përmirësuar aksesin e fëmijëve dhe të rinjve në mbështetjen e shëndetit mendor në shkollat ??dhe kolegjet në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat