Aspirina dhe kanceri i prostatës, rastet kur nuk duhet përdorura

Shëndetësia

Aspirina dhe kanceri i prostatës, rastet kur nuk duhet përdorura

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:21
PROF.DR KIM DRASA

Efektet e aspirinës mund të jenë të kundërta kur bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë te pacientët e diagnostikuar me kancer të prostatës. Ajo, nga njëra unë mund të rrisë rrezikun për mortalitet, por mund të bëjë edhe efektin e kundërt duke mbajtur të izoluar sëmundjen.

Gjithçka varet nga koha e përdorimit. Sipas mjekut urolog Prof.Dr. Kim Drasa, një hulumtim i kryer në Britaninë e Madhe ku janë përfshirë 11.779 pacientë të grup-moshës nga 63-80 vjeç, hodhi dritë mbi pikëpyetjet e ngritura. [Kim Drasa]

“Rezultatet e studimit ishin tronditëse. Mbi të gjitha, përdorimi i aspirinës pas diagnostikimit të pacientit me kancer prostate, u shoqërua me 46% të rritjes së rrezikut për mortalitet (vdekje) nga kanceri prostatës.

Kurse te pacientët, të cilët kanë pirë aspirinë para se të diagnostikoheshin me kancer prostate, nuk iu ndodh gjë e keqe kur këta pacientë vazhdojnë të pinë aspirinë edhe pasi janë diagnostikuar me kancer prostate, pra nuk ndikon për keq”, pohon presidenti i Shoqatës së Urologëve dhe Seksologëve “Maksut Drasa”, njëherazi anëtar i Shoqatës së Urologëve të Amerikës.

Aspirina ka treguar që ka veprim të dëshirueshëm në trupin e njeriut, e cila mund të këshillohet që të përdoret me efekte pozitive duke parandaluar dhe limituar progresionin e kancerit të prostatës.

Ka të dhë- na, nga studimet observicionale, të cilat kanë investiguar shoqërimin midis rezultateve të bashkëveprimit midis aspirinës dhe kancerit të prostatës. Gjithashtu, ka pasur edhe konflikte ndaj këtyre zbulimeve. Në të vërtetë, në disa studime përdorimi i aspirinës ishte shoqëruar me reduktim të fuqishëm të rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës, në shkallën midis 39%-57%. Studime të tjera nuk kanë zbuluar asgjë për këtë lidhje.

Pavarësisht, këtyre rezultateve të paqëndrueshme, disa studime kanë mbrojtur tezën e përdorimit të aspirinës te pacientët me kancer prostate. Gjithashtu, disa studime të lartpërmendura, kanë të dhëna të rëndësishme për këtë bashkëveprim. Kështu, dhënia e rezultateve kontradiktore të studimeve të mëparshme, i detyruan studiuesit që të kontaktojnë një popullsi të gjerë, bazuar në studimin për gjetjen e së vërtetës në atë që përdorimi i aspirinës pas diagnostikimit të pacientëve me kancer prostate, për uljen e rrezikut të kancerit si dhe të gjitha shkaqeve të vdekjeve te burrat, të diagnostikuar për herë të parë me këtë sëmundje. Këto të dhëna u morën nga studimet në spitalet britanike.

STUDIMI

Përdorimi i aspirinës pasi pacienti është diagnostikuar me kancer prostate u fillua në një kohë të përcaktuar, që para fillimit të studimit. Kështu, u përcaktua koha si të ekspozuar dhe të paekspozuar nga fillimi i përdorimit të këtij medikamenti. Për më tepër, ekspozimi ndaj përdorimit të aspirinës te këta pacientë ishte nga një vit deri në një periudhë pushimi (latence) dhe për ata që nuk patën fat më pas për ndonjë efekt biologjik, të dëshirueshëm. Kështu, u krijua edhe grupi i dytë i pacientëve, të cilët nuk morën aspirinë për një vit, pasi ishin diagnostikuar me kancer prostate. Në fund të vitit u bë krahasimi midis këtyre dy grupeve (grupi që piu aspirinë dhe grupit që nuk piu aspirinë). [auto_aspirin_2945793k1497523696]

REZULTATET Nga 15.940 pacientë të diagnostikuar me kancer prostate, gjatë periudhës së studimit, 11.779 pacientë u përfshinë në këtë studim, që ishin nga mosha 63-80 vjeç dhe mesatarja e studimit ishte 5.4 vite. Mbi të gjitha, pjesa më e madhe e pacientëve ishin të racës së bardhë si dhe duhanpirës. Medikamentet më të përdorura nga pacientët përpara diagnostikimit me kancer prostate ishin: Aspirinë (35.2%); Statinë (26.8%) dhe Nonsteroidal Anti Inflamator Drugs (NAID) të llojeve të tjera (25.8%). Sëmundjet shoqëruese më të shpeshta ishin: 1)Hipertensioni arterial (54.8%); 2)Sëmundja e Arterieve Koronare (25.3%).

Përfundimisht, në vitin në vazhdim, pjesa më e madhe e pacientëve për kancerin e prostatës u mjekuan me Radioterapi (RT) dhe Androgen Deprivation Therapy (ADT). Një numër i vogël u detyruan t’i nënshtrohen operacionit (Prostatectomia radikale-heqja totale e prostatës me anekset e saj). Përdorimi nga pacientët i aspirinës para diagnostikimit për kancer prostate ishte bërë njëkohësisht me medikamentet kundra hipertensionit dhe që kishin sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Rezultatet e studimit ishin tronditëse. Mbi të gjitha, përdorimi i aspirinës pas diagnostikimit të pacientit me kancer prostate, u shoqërua me 46% të rritjes së rrezikut për mortalitet (vdekje) nga kanceri prostatës.

Gjithashtu, nuk ka ndonjë evidencë të saktë se për sa kohë zgjatje të përdorimit të aspirinës, e cila të çon në rritjen e rrezikut nga kanceri i prostatës, por gjithashtu shënohet se rreziku më i lartë për mortalitet të shpejtë, shfaqet edhe deri në më pak se 12 muaj të përdorimit të aspirinës, pasi pacienti është diagnostikuar me kancer prostate. Njëkohësisht, u evidentua se përdorimi i aspirinës u shoqërua me një rritje të rrezikut për të gjitha shkaqet e vdekjeve që ka njeriu. Në këtë popullsi të gjerë, bazuar në burrat e diagnostikuar me kancer prostate pa metastaza, përdorimi i aspirinës pas vënies të kësaj diagnoze, u shoqërua me 46% të rritjes së rrezikut të mortalitetit (vdekjes) nga kanceri.

Në bazë të këtyre zbulimeve, me temë për një rritje të rrezikut nga kanceri prostatës, tregoi se kjo është e mundur kur fillon përdorimi i aspirinës pasi zbulohet se pacienti ka kancer prostate. Në të vërtetë, disa raste me kancer prostate, të cilët trajtohen me terapi hormonale (ADT), kanë qenë shoqëruar me një rritje të rrezikut për shkaktimin e problemeve kardiovaskulare dhe kështu kjo tregon se është e mundur që përshkrimi me mjekim i aspirinës është rezultat i shfaqjes së efekteve anësore (dëmeve) në lidhje me këtë trajtim, të cilët ata vetë (pacientët) shoqërohen me përkeqësim të progresionit të sëmundjes.

Qartësisht, kur pacientët, të cilët nuk kanë përdorur aspirinë para se pacienti të diagnostikohet me kancer prostate dhe këta pacientë e fillojnë marrjen e aspirinës pas shfaqjes së kancerit të prostatës, nuk lejohet sepse përdorimi i aspirinës rrit dukshëm rrezikun e mortalitetit (vdekjes), në pacientët me kancer prostate.

Kurse te pacientët, të cilët kanë pirë aspirinë para se të diagnostikoheshin me kancer prostate, nuk iu ndodh gjë e keqe kur këta pacientë vazhdojnë të pinë aspirinë edhe pasi janë diagnostikuar me kancer prostate, pra nuk ndikon për keq në këta pacientë. Në këto kushte, ky artikull ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë. Lajmi mirë qëndron në faktin se te gjithë pimë çdo ditë aspirinë 100mg për parandalimin e trombozave vaskulare(mpiksje e gjakut).

KONKLUZIONE

Ata burra, të cilët përdorin aspirinë para se të diagnostikohen me kancer prostate, u lejohet ta vazhdojnë përdorimin e aspirinës edhe pasi pacienti është diagnostikuar me kancer prostate. Ndërsa ata burra, të cilët nuk kanë përdorur aspirinë para se të diagnostikohen me kancer prostate, mos ta përdorin asnjëherë aspirinën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat