E dini pse gratë në Kinë nuk preken nga kanceri i gjirit?

Shëndetësia

E dini pse gratë në Kinë nuk preken nga kanceri i gjirit?

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:45
Foto Ilustrim

 

Në këtë artikull do të zbulojmë historinë e Jane Plant, një profesoreshë dhe eksperte e njohur e gjeokimisë, por para se gjithash, një nënë e dedikuar dhe një grua.

Ajo në vitin 1987 u diagnostifikua me kancer, në moshën 42 vjeçare.

Si të kujdeseni për shëndetin e kockave gjatë dimrit, ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga osteoporoza:

Parashikimi fillestar ishte se jeta dhe karriera e saj po merrnin fund. Megjithatë, kjo nuk e bëri atë të heqë dorë dhe të dorëzohej ndaj efekteve të kësaj sëmundje tejet vdekjeprurëse. Përkundrazi, ajo vendosi të luftonte edhe pse kanceri iu rikthye 4 herë.

Për të qenë më konkret, Jane filloi të ndiqte një dietë revolucionare, ndryshoi zakonet e saj të jetesës dhe kjo më në fund ia shpëtoi jetën. Për shkak të efekteve mahnitëse pozitive që kishte kjo dietë, Jane sot përpiqet të informojë gratë për parimet e saj në mënyrë që ta ngrisë vetëdijen e tyre.

Kur Jane u diagnostifikua me kancer, burri i saj, një shkencëtar i njohur dhe me përvojë, ishte duke punuar në Kinë, kështu që ai nisi të hetonte arsyen pse rastett e kancerit të gjirit janë aq të pakta në Kinë. Gjëja e parë që kuptoi ishte, të ushqyerit dhe këtë i’a rekomandoi gruas së tij.

Kjo metodë ka dhënë efekte të mrekullueshme, kështu që është publike tani. Edhe pse shihet si një metodë e diskutueshme nga shumë njerëz, çdo grua ka të drejtë ta zgjedhë metodën e saj për ta luftuar këtë sëmundje dhe për ta shpëtuar vetën.

Një pjesë e historisë së saj:

“Miqtë dhe kolegët e mi nga Kina kanë dërguar letra, karta si dhe disa supozitorë të pabesueshëm bimor, kështu që ai i solli tek unë.

Këta supozitorë kishin për qëllim të trajtonin kancerin e gjirit dhe në të vërtetë ne qeshnim shumë për to, madje thoja se duhet të konsiderohet një mrekulli nëse me të vërtetë janë këta supozitorë që mbrojnë gratë kineze nga kanceri.

Pyetja ishte, pse gratë kineze janë të prekura rrallë nga kanceri? Kjo më bëri të shqyrtoj çështjen më nga afër dhe kemi gjetur sipas hulumtimeve se, në dietën mesatare kineze, yndyra përbën vetëm 14 për qind të kalorive, për dallim nga dieta mesatare perëndimore ku yndyrnat përfshijnë rreth 36 për qind.

Megjithatë, unë edhe para se të prekesha nga kanceri, jam ushqyer me ushqime që kanë pak yndyrë dhe të pasura me fibra. Për më tepër duhet të dimë se marrja e yndyrnave tek të rriturit, nuk e rrit shkallën e mundësisë të prekjes nga kanceri.

Papritmas, një ditë, derisa ishim duke punuar me Pjetrin (burri i saj), dikush nga ne kishte një ide të shkëlqyer: “Kinezët nuk hanë prodhimet e qumështit!”

Kjo ishte një tronditje, e përzier me emocion dhe lumturi të madhe në të njëjtin moment. Ne vetëm menduam se jemi aq afër diçkaje të madhe dhe se të gjitha gjërat më në fund ishin absolutisht të qarta.

Fillova të mendoj për miqtë e ngushtë kinezë, të cilët mendonin se qumështi ishte vetëm për foshnjat dhe shumë të tjerë që refuzuan produktet e qumështit nga unë.

Unë nuk njihja askënd nga Kina që përdorte produkte të qumështit apo lopëve për të ushqyer foshnjat e tyre. Domethënë, njerëzit kinezë nuk e konsumojnë qumështin dhe produktet e tij.

Megjithatë, unë gjeta se qumështi ishte shkaku kryesor i shumicës së alergjive dhe se trupi nuk mund ta tretë siç duhet sheqerin e qumështit, laktozën.

Para se unë të diagnostifikohesha me kancer të gjirit, konsumova shumë produkte të qumështit ndërsa gjatë kimioterapisë kam konsumuar vetëm jogurt organik për të ndihmuar tretjen dhe për ta mbështetur zhvillimin e baktereve të mira në zorrë.

Pastaj, unë kam hequr plotësisht dorë nga produktet e qumështit, përfshirë qumështin, kosin, gjalpin dhe të gjitha produktet të cilat përmbanin qumësht dhe pastaj kam zbuluar se produktet që ne i përdorim çdo ditë si ëmbëlsira, biskota, supat komerciale, vaji i ullirit, margarina, e produkte të tjera, përfshijnë prodhimet e qumështit në një formë ose tjetrën.

Kimioterapia e parë nuk kishte sukses, dhe gunga që kisha në qafë nuk u zvogëlua, pasi ndala së konsumuari prodhimet e qumështit, gunga në qafën time filloi të tkurrej, ndërsa grafiku tregonte se kanceri është shëruar, nuk është shtypur.

Mjeku im, u nda i habitur por edhe mjaft skeptik me mënyrën time të trajtimit të kancerit. Por unë besoj fuqishëm se zbulimi im për luftimin e kancerit ndërlidhet shumë edhe me ekuilibrin e sistemit hormonal dhe shëndetin e gjinjve.

Nga pikëpamja ime, tani unë e lidhë qumështin dhe produktet e tij me kancerin, njëlloj si duhanin me kancerin e mushkërive”, shprehet krejt në fund, Jane Plant.

Ajo këshillon që ta nxirrni nga dieta juaj, qumështin dhe produktet e saj, pasi është shkaku kryesor i kancerit të gjirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat