Shërojeni miomën me ndihmën e tre përbërësve

Shëndetësia

Shërojeni miomën me ndihmën e tre përbërësve

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:48
Aloe vera

Ilaçi natyral i përbërë nga bima aloe vera shihet si shërues për miomën. Shumë njerëz e kanë përdorur dhe pas përdorimit të lëngut të aloe verës miomat mund të largohen. Bëhet fjalë për ilaçin që përbëhet nga tre përbërës, të cilin duhet konsumuar tri herë në ditë nga një lugë, gjysmë orë pas shujtës.

Për shërimin e të sëmurëve onkologjikë, të cilëve u nevojitet ushqim i pasur me shumë vitamina ju sugjerojmë përzierjen nga 100 gramë lëng nga aloe vera, të përzier me 500 gramë arra të bluara dhe 300 gramë mjaltë natyral. Ilaçin e përgatitur ta ruani në vend të ftohtë dhe pa dritë. Përndryshe, aloe vera njihet si ilaç tash e një kohë të gjatë, pasi është përdorur nga shumë njerëz të fuqishëm përgjatë historisë.

Ekziston edhe një e thënë nga Christopher Columbus, i cili thotë: Ekzistojnë katër bimë që janë të domosdoshme për njeriun: gruri, rrushi, ullinjtë dhe aloe vera. E para ushqen, e dyta i ofron kënaqësi zemrës, e treta ofron harmoni, ndërsa e katërta njeriun e bën të shëndoshë. Në Indi kjo bimë e fuqishme përdoret më shumë se 5.000 vjet, sepse besohet që ndihmon në shërimin e tuberkulozit, astmës, të thatit në lukth, reumatizmit,të gjitha sëmundjeve të organeve riprodhuese te femrat e madje edhe kancerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat