Nënat që u kthehen punëve të shtëpisë menjëherë pas lindjes po lëndojnë vetën

Shëndetësia

Nënat që u kthehen punëve të shtëpisë menjëherë pas lindjes po lëndojnë vetën

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Nënat që kthehen në punë menjëherë pas lindjes, rrezikojnë të dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve.

Së paku, kështu thotë psikoterapistja Erica Komisar, e cila pas sërë studimesh ka vërejtur çrregullime mendore të fëmijëve të vegjël që ndahen nga nëna.

Psikoterapistja argumenton se kur nënat rikthehen nga puna pasdite, ato kanë më pak kohë në dispozicion për të qëndruar me fëmijët sepse duhet t’i vënë në gjumë. Në këtë mënyrë, edhe gjumi i foshnjave nuk do të jetë i rehatshëm, gjatë gjithë natës.

“Vë re një nivel epidemik të çrregullimeve mendore te fëmijët e vegjël, të cilët diagnostikohen dhe fillojnë të mjekohen që në moshë shumë të hershme. Pastaj kam bërë hulmutimet e mia dhe kam parë se mungesa e vazhdueshme e nënës në jetën e fëmijëve, përkeqëson shëndetin e tyre mendor. E vetmja gjë që u zvogëlon stresin bebeve është prania e nënës”,- është shprehur psikoterapistja Erica Komisar.

Ajo thotë se koha e kaluar me fëmijën pas punës nuk mjafotn për t’i dhënë fëmijës siguri emocionale dhe për t’i larguar stresin. Për të, zgjidhja ideale do të ishte një vit pushim pas lindjes me pagesë të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat