Fruthi, kush rrezikohet nga ky infeksion i rëndë virusal

Shëndetësia

Fruthi, kush rrezikohet nga ky infeksion i rëndë virusal

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:23
Foto Ilustrim

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar

Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshtimave.

Numri i të sëmurëve me fruth ka patur rënie në dekadat e fundit, por sëmundja nuk është eliminuar plotësisht, për shkak të hendeqeve të krijuara nga mosvaksinimi. Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse dyshoni të keni disa shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë.

Cilat janë simptomat e fruthit?

Shenjat e përgjithshme të këtij infeksioni përfshijnë:

• Kollë
• Temperaturë
• Skuqje të syve
• Dhimbje muskulare
• Dhimbje fyti
• Disa njolla te bardha në gojë
• Rrufë

Ndër shenjat më karakteristike të kësaj sëmundje është një skuqje e lëkurës që përhapet në të gjithë trupin. Kjo skuqje shfaqet që në ditët e para të infeksionit, fillimisht në fytyrë dhe kokë e më pas përhapet dhe në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat