Misteri i dy binjakeve 11-vjeçare ka zbuluar shumë rreth lidhjes që binjakët kanë me njëri-tjetrin.
Motrat identike Megan dhe Sophie Walker kishin të njëjtat shije, merrnin të njëjtat nota në shkollë dhe për më tepër përfundonin gjithmonë fjalinë e njëra-tjetrës.
Mirëpo disa muaj më parë Megan filloi të kishte simptoma të kancerit duke u ankuar për lodhje dhe të përzier, ndërsa nga ana tjetër Sophie nuk kishte shenja.
Ndonëse mjekët i bënë vizitë me rreze X, skanime me ultratinguj etj. Megan doli se ishte shumë mirë.
Papritur ishte Sophie që u sëmur duke mos u ngritur dot nga shtrati. Mjekët gjetën tumor në veshkat e vogëlushes dhe kuptuan që e motra po përjetonte simptomat e sëmundjes së binjakes së saj.
Të dy vajzat ranë nga pesha nga 40 kg në 35 kg, të dyja njëlloj.
Mamaja e vajzave nga Edinburgu, tregoi:
Ne ishim të shqetësuar për Meganin, ajo ishte bërë shumë e zbehtë dhe gjërat nuk po shkonin mirë. Më pas zbuluam se Sophie ishte prekur nga një sëmundje që prek 70 fëmijë në Britani çdo vit."
Sophie u tmerrua për humbjen e flokëve të saj të gjatë, por motra e saj Megan e mbështeti atë.
Madje ajo i kërkoi nënës së tyre që t'ia prisnin flokët, kështu që ajo dhe Sophie mund të ishin të njëjta përsëri.
Por nëna e tyre Rebeka tregoi:
Nuk ma bëri zemra ta lejoja të priste flokët. Megan është kujtesa jonë se si e shihnim Sophie-n dhe shpresojmë se do ta shohim sërish njëlloj.