Pse kemi dhimbje të madhe në pjesën e poshtme të barkut?

Shëndetësia

Pse kemi dhimbje të madhe në pjesën e poshtme të barkut?

Më: 29 mars 2018 Në ora: 13:44
Foto ilustruese

Shkencëtarët ende nuk e dinë shkaktarin e ngërçeve në pjesën e poshtme të stomakut.

Kjo gjendje krijohet shpesh dhe ajo përjetohet nga dy të tretat e vrapuesve në nivel vjetor, transmeton KosovaPress.

“Nuk dihet mekanizmi që e shkakton këtë lloj dhimbjeje, kështu që kjo pyetje ende pret përgjigje”, thotë eksperti Brad Miur.

Arsyeja pse shkencëtarët ende nuk dinë shkaktarin e kësaj është mungesa e studimeve.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut shkaktohet te sportistët e secilit rang, ndërsa sportistët elitarë e përjetojnë më shpesh. Megjithatë, kur të ndodhë, dhimbjet janë të ngjashme me ato që përjetojnë amatorët.

Gjysma e sportistëve thonë se dhimbja shkaktohet pas konsumimit të ushqimit ose pijeve dhe disa studime konfirmojnë këtë observim, transmeton KosovaPress.

Frymëmarrja e parregullt dhe problemet me ecje po ashtu mund të jenë faktor i rëndësishëm për krijimin e ngërçeve në stomak.

Dhimbja më shpesh ndihet në anën e majtë të trupit, por ato mund të jenë të pranishme edhe në anën e djathtë.

Dhimbjet në pjesën e poshtme të abdomenit zakonisht pushojnë pas pushimit të marrjes me aktivitete fizike. Nëse nuk largohen edhe atëherë ose nëse përkeqësohen, atëherë është e obligueshme që të konsultohet mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat