Raportohet rasti i parë i gonorreas super rezistent, ekspertët: Ndodhi ajo që i frikësoheshim - Bota Sot
Raportohet rasti i parë i gonorreas super rezistent, ekspertët: Ndodhi ajo që i frikësoheshim

Shëndetësia

E hënë, 15 tetor 2018

Raportohet rasti i parë i gonorreas super rezistent, ekspertët: Ndodhi ajo që i frikësoheshim

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Zyrtarët e shëndetësisë po hetojnë për rastin e një britaniku të infektuar me një formë të gonorreas rezistent ndaj të gjitha ilaçeve.

Pacienti është infektuar me një formë të bakterit që është krejtësisht rezistent ndaj trajtimeve  përdorura deri tani kundër gonorreas. Trajtimi i linjës së parë për gonorrean përfshin një kombinim të dy antibiotikëve (azithromycin dhe ceftriaxone). Për herë të parë në të gjithë botën është raportuar një rast i tillë me infeksion me rezistencë shumë të lartë ndaj dy ilaçeve.

Pacienti është prekur nga ky infeksion seksualisht i transmetueshëm në Azinë Juglindore, një muaj para se të shfaqeshin simptomat e para.

“Infeksioni është shumë rezistent ndaj trajtimeve të para të rekomanduara për gonorrean”, thotë dr. Gwenda Hughes, nga Shëndeti Publik Britanik.

Është hera e parë që një rast shfaq nivele kaq të larta të rezistencës ndaj dy ilaçeve dhe për shumicën e antibiotikëve të përdorur zakonisht”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test