Mbipesha, shkak për rritjen e kancerit

Shëndetësia

Mbipesha, shkak për rritjen e kancerit

Më: 31 mars 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

Mbipesha është një shkak në rritje i kancerit në Britanine e Madhe, ndërsa rastet e shkaktuara nga duhanpirja janë në ulje, sipas një studimi të madh.

Qendra e kërkimeve për kancerin në Britaninë e Madhe zbuloi se me shumë se 1/3 e rasteve ose 135 mijë të tilla, mund te ishin evituar. Studimi arriti gjithashtu në përfundimin se mbipesha shkaktonte tani 6.3% të të gjitha llojeve të kancerit, ndërsa në 2011 ishin 5.5%. Qendra e kërkimeve tha se nevojitej veprim urgjent për të luftuar kërcenimin që vjen nga obeziteti.

Vendi me numrin më të lartë të rasteve të parandalueshme, sipas studiueseve është Skocia, e ndjekur nga Irlanda e Veriut dhe Anglia. Rreth Mbreterise së Bashkuar duhanpirja vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor për sëmundjen e kancerit, edhe pse shënohet një ulje, nga 19.4% në 2011 në 15.1%, shkruan Top Channel. Në vend të dytë renditet mbipesha ose obeziteti, ndërsa shkaku i tretë ekspozimi ndaj rrezatimeve ultraviolet.

Mënyra standarde për të zbuluar nëse dikush është mbipeshë është duke llogaritur indeksin e masës trupore. Një indeks më i lartë se 25 nënkupton mbipeshë, ndërsa personat me BMI mbi 30 klasifikohen si obezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat