5 ushqime që duhet t’i shmangni patjetër nëse dëshironi të jeni…

Shëndetësia

5 ushqime që duhet t’i shmangni patjetër nëse dëshironi të jeni…

Më: 3 prill 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

5 ushqime që duhet t’i shmangni patjetër nëse dëshironi të jeni vital dhe të shëndetshëm!

Sallata të gatshme

Vetëm sepse e keni dëgjuar fjalën sallatë diku në ndonjë ushqim të përgatitur, nuk nënkupton se është e shëndetshme. Një numër i madh i restoranteve dhe shitësit e ushqimit përgatisin sallata me përbërës të panumërt, me djath dhe produkte të mishit, me shumë proteina të cilat mund të përmbajnë deri në 900 mg natrium, dhe kjo nuk llogaritet si salcë për sallatë!

Patate të skuqura (çips)

Siç thuhet nëpër reklama, ju nuk mund të hani vetëm një patatinë andaj edhe konsumi i pakontrolluar i çipsave mund të rezultojë në nivele të larta të yndyrës dhe të konsumohet më shumë se 300 mg natrium pavarsisht vlerave ushqyese që thuhet se kanë zero yndyrna.

Akullore

Të gjithë nga ne pëlqejmë të hamë akullore, por që duhet të dimë edhe përmbajtjen e kalorive të saj. Një porcion i zakonshëm me akullore përmban 25 gr. sheqer dhe yndyrna, dhe nëse jeni të interesuar për statistikë, akullorja bën pjesë në një të tretën e shumës së përgjithshme të kalorive që ju nevoitet gjatë ditës.

Krahë pule

Një porcion krahë pule nuk përbën edhe aq rrezik për shëndetin tuaj, nëse zgjedhet lloji i mirë i tyre, por nëse zgjedhni të tillë me salca të mbushura, të pjekur dhe shije të tjetërsuar, atëherë në fakt mund të arrini deri 3o gr. yndyrna dhe përmbajtja e natriumit është më e lartë se kërkesat tuaja të përditshme të kripës.

Muffins-a

Muffins-at shpesh shërbejnë si zëvendësim i vaktit ushqyes për ata persona që kanë një orar të ngjeshur të përditshëm dhe kjo sigurisht ka anën e saj të mirë – nëqoftëse zgjidhni llojin e duhur të muffins-ave. disa lloje tjera zakonisht përmbajnë 25 gr. yndyrë dhe në varësi të përbërësve të tyre, mund të plotësojë një të tretën e totalit të nevojave kalorike ditore të organizmit.

Qëndroni me ne dhe prisni tutorialin e ushqimeve tjera të mbetura që nuk duhet t’i konsumoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat