Nga thinja e flokëve tek kanceri i mëlçisë, zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse hani mandarina

Shëndetësia

Nga thinja e flokëve tek kanceri i mëlçisë, zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse hani mandarina

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:38
Ilustrim

Kanë arritur ditët e para të ftohta dhe organizmi ka nevojë për sa më shumë vitaminë C, por nëse produkti i parë që ju vjen ndërmend është portokalli gaboheni pasi mandarina është dy herë më e pasur se ai me këtë përbërës të çmueshëm. Përveç kësaj, në 100 gr mandarina gjenden 34 kalori, acide folike, kalium, hekur, magnez, vitamina B1,B2,B3 dhe B12, si dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminës E, si dhe fibra për tretje të balancuar. Por mandarina është gjithashtu një aleat i shkëlqyer i shëndetit për të cilën do të zbuloni më poshtë:

1.Lufton kolesterolin e lartë të gjakut: Një dietë e pasur me yndyra mund të bëhet shkak për rritjen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Kur niveli i kolesterolit është i lartë rritet rreziku për goditje në zemër edhe i sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ndaj, mënyra më e mirë është që ta mbajmë atë nën kontroll duke konsumuar ushqimet e duhura, siç është mandarina. Mandarina është e pasur më shumë vlera ushqyese, ku ndër më kryesorët përmendim sinefrinën, një antioksidanti fuqishëm që parandalon oksidimin e enëve të gjakut dhe balancon nivelet e kolesterolit të mirë.
2.Parandalon kancerin e mëlçisë: Studime të ndryshme kanë provuar se konsumi i agrumeve jo vetëm që forcon sistemin imunitar, por ndihmon gjithashtu në parandalimin e shfaqjes së disa sëmundjeve tumorale. Mandarina është një prej tyre. Ajo përmban një nivel të lartë limoneni, një lëndë ushqyese që ka efekte antikancerogjene dhe beta-kriptoksantinë, të cilat parandalojnë kancerin e mëlçisë.
3.I jep ngjyrë të njëtrajtshme të lëkurës: Lëkura është organi më i madh dhe më delikay i trupit të njeriut. Ajo është si një lloj sfungjeri i cili përthith dhe shpërfaq ndikimin e çdo lloj vepruesi siç mund të jetë moti, ekspozimi i tepërt në diell apo përdorimi i produkteve të caktuara kozmetike. Në qoftë se fytyra juaj duket e lodhur, e pajetë dhe e zbehtë, konsumoni sa më shumë mandarina pasi janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe E.
4.Parandalon thinjen e parakohshme të flokëve: Do të pyesni si është e mundur? Shumë e thjeshtë, gjithçka falë vitaminës magjike B12 e cila frenon thinjen e flokëve. Shtypni disa kokrra mandarina dhe me lëngun e tyre shpëlani flokët. Lëreni të veprojë për disa orë në kokë dhe të nesërmen lani flokët vetëm me ujë të vakët dhe pa shampo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat