Ushqimet e shpejta vështirësojnë mbetjen shtatzënë

Shëndetësia

Ushqimet e shpejta vështirësojnë mbetjen shtatzënë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

Gratë të cilat hanë shumë ushqime të shpejta duhet ta rishqyrtojnë nëse duan që këtë ta bëjnë edhe më tej.

Kjo në rastin kur ato planifikojnë që të krijojnë familje. Sipas një studimi të ri, i publikuar në revistën Human, janë analizuar dietat e rreth 6 mijë e 700 grave. Nga aty ka dalë se gratë që mbajnë dieta të varfra me fruta ose që hanë shumë “fast fond”, e kanë më të vështirë që të mbesin shtatzënë.

“Ne rekomandojmë që gratë të cilat duan të mbesin shtatzënë duhet ta lidhin dietën e tyre me rekomandimet për shtatzëni”, ka thënë autorja, Jessica Griger.

Sipas studimit gratë që hanë shumë ushqime të shpejta – katër – pesë herë në javë, kanë pasur 16 përqind më shumë shanse që të vuajnë nga shterpësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat