Rreziku nga kanceri tek gratë që kanë zmadhuar gjinjtë

Shëndetësia

Rreziku nga kanceri tek gratë që kanë zmadhuar gjinjtë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 21:38
Ilustrim

Qindra gra britanike të cilat kanë realizuar ndërhyrje kirurgjike për zmadhimin e gjoksit janë të rrezikuara të preken nga një formë e kancerit që nxitet nga impiantet e vendosura, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Të dhënat e reja kanë treguar se sëmundja është më e shpeshtë se sa është menduar në fillim.

Më parë ishte besuar se një në 100,000 paciente që kanë impiante të gjinjve ishin të prekura, megjithatë shifrat reale mund të jenë një në 3,000, kjo bazuar në të gjeturat e publikuara javën që shkoi.

Limfoma e qelizave të mëdha anaplastike që lidhet me impiantet në gjinjtë (BIA-ALCL) nuk është kancer i gjirit mirëpo një formë e limfomës jo-Hodgkin, kancer i sistemit imunitar.
Edhe pse mund të trajtohet në qoftë se zbulohet me kohë, nëse lihet pa u trajtuar sëmundja mund të shpërndahet nëpër tërë trupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat