Lista e ushqimeve që përshpejtojnë dhe ngadalsojnë procesin e menopauzës

Shëndetësia

Lista e ushqimeve që përshpejtojnë dhe ngadalsojnë procesin e menopauzës

Më: 9 maj 2018 Në ora: 06:14
Ilustrim

Gratë që konsumojnë sasi më të konsiderueshme yndyrnash të ngopura (të shëndeshtme) dhe perime të freskëta, e arrijnë menopauzën në moshë më të madhe.Mosha e menopauzës është një çështje që i shqetëson gratë në moshë riprodhuese, duke qenë se ky proces natyral (i parakohshëm ose i vonuar) mund të ndikojë në gjendjen e tyre shëndetësore:- thotë Yashvee Dunneram autor kryesor i studimit. (Shkolla e Shkencës Ushqimore dhe Ushqyerjes, Mbretëri e Bashkuar).

Menopauza natyrore është përkufizuar si ndërprerja e përhershme e cikleve menstruale për të paktën 12 muaj rresht.
Pjesë e studimit janë bërë gra të moshës 40-65 vjeç me vendbanim në Britaninë e Madhe, të cilat kishin kaluar në mënyrë natyrale në menopauzë gjatë fillimit dhe fazës së parë të studimit. Si metodë kërkuese, hulumtuesit kishin përdorur pyetësorin e frekuencës së ushqimeve për të vlerësuar dietën dhe për të vlerësuar se cilat ushqime nxisnin dhe përshpejtonin menopauzën dhe cilat ishin ato ushqime që e “shtynin” këtë proces natyral. 

Sipas studimit disa vjeçar rezultoi se konsumimi i peshqëve të yndyrshëm lidhet me fillimin e vonë të menopauzës natyrore . Edhe sasitë më të larta të vitaminës B6 dhe futja e zinkut, u shoqëruan gjithashtu me shfaqjen e vonuar të menopauzës (0.6 vjet për mg/ditë për vitaminën B6 dhe 0.3 vjet për mg/ditë për zinkun).

Sipas ëebsitet të specializuaur doktor33.al makaronat dhe orizi i rafinuar duket se janë ushqime që lidheshin me menopauzën e hershme. Hulumtuesit hamendësojnë se antioksidantët që gjenden te bishtajoret mund të luajnë një rol në vonimin e menopauzës dhe vënë re se omega-3 që gjendet te peshku yndyror, mund të përmirësojë kapacitetin antioksidant. Rezultatet tona sugjerojnë se disa grupe ushqimore (peshk yndyror, perime të freskëta, makarona dhe oriz i rafinuar) dhe lëndë ushqyese specifike, parashikojnë moshën në kohën e menopauzës natyrore", përfundojnë autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat